Telegrafi

Në ATK, tetori fillon me ndryshime

Që nga kjo datë, për të shkarkuar Deklaratat Tatimore nga ueb faqja e ATK-së www.atk-ks.org si dhe për të gjitha Deklarimet apo Raportimet e tjera në ATK, secili tatimpagues do të jetë i obliguar që të shfrytëzojë VETËM Numrin Fiskal, që do të thotë se Numri i Biznesit apo Numri Identifikues që nga kjo datë nuk do të mund të përdoren për raportime tatimore.

Gjithashtu, Administrata Tatimore e Kosovës që nga 1 korriku 2010 ka filluar zbatimin e Ligjit të ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

“Me këtë Ligj kanë ndryshuar procedurat për Regjistrim dhe Çregjistrim në TVSH. Si pasoj e kësaj, ATK ka ndryshuar edhe Certifikatat për Regjistrim në TVSH. Tani e tutje do të ketë vetëm dy lloje të certifikatave e që do të jenë: “Çertifikata për regjistrim në TVSH” e cila do t’i lëshohet Personit të Tatueshëm për TVSH i regjistruar me arritjen e pragut për Regjistrim apo në mënyrë vullnetare, si dhe “Çertifikata për import dhe eksport” e cila do t’i lëshohet të gjithë personave të cilët dëshirojnë të përfshihen në veprimtari Importi apo Eksporti por të cilët nuk do të jenë Persona të Tatueshëm për TVSH.

Procesi i lëshimit të certifikatave të reja ka filluar sot, të gjithë ata që kanë certifikata të Regjistrimit për TVSH të lëshuara më herët nga ATK, të lajmërohen në ATK për të bërë ndërrimin e tyre. Procesi i ndërrimit të tyre do të vazhdojë deri më 30 nëntor tw këtij viti.

Që nga Tetori, ATK gjithashtu do të bëjë edhe modernizimin e faqes së internetit, duke e bërë më të lehtë përdorimin dhe shfrytëzimin e informatave dhe formularëve, si dhe duke pasur parasysh që të gjitha Deklaratat për Tatim mund të shkarkohen vetëm nëpërmjet faqes së internetit e cila është www.atk-ks.org. /Telegrafi/