Gjatë vizitës së zv.kryeministrit Bujar Osmani në Athinë, deputetë ultranacionalistë të djathtë të partisë Agimi i Artë organizuan një protestë para Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.
Korrespondenti i agjencisë AIM nga Athina raporton se demonstruesit ngritën një parullë ku shkruhej ”Maqedonia është greke”, si edhe janë dëgjuar thirrjet ”tradhëtarë” dhe ”hiqni duart nga Maqedonia”./Telegrafi/