John Travolta e ka përkujtuar bashkëshorten e tij të ndjerë, Kelly Preston, me rastin e përvjetorit të lindjes.
Preston vdiq në korrik të vitit 2020. Aktorja e “Jerry Maguire” do të bëhej 59-vjeçe.
“Urime ditëlindjen Kelly”, shkroi Travolta përkrah një fotografie të aktores. “Na mungon dhe të duam shumë”.
Fotografia e paraqiste Kellyn në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2018, ku ajo promovoi filmin e saj “Gotti”.
Aktori amerikan nuk mungoi me një dedikim as vitin e kaluar.
Preston vdiq në vitin 2020 mes një beteje me kancerin e gjirit.
Ata kanë bashkë tre fëmijë: Ella, Benjamin dhe Jett. /Telegrafi/