Telegrafi

Në Astana të Kazakistanit kanë nisur bisedimet për Sirinë

Raundi i pestë i bisedimeve për Sirinë ka nisur sot në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, me sesionin e grupit të përbashkët të punës që ka për qëllim reduktimin e tensionit mes palëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Anuar Jaynakov, njoftoi se në Astana kishin mbërritur të gjitha palët, përfshirë përfaqësuesit e opozitës së armatosur siriane.

Sot delegacionet do të realizojnë takime dypalëshe, kurse nesër do të mbahet një sesion i hapur, sqaroi Jaynakov.

Në këto bisedime marrin pjesë si vëzhgues edhe përfaqësuesit e Jordanisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).