Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot do të formohet Këshilli për eurointegrime, transmeton Telegrafi.
Siç njoftuan nga ASHAM-i, në seancën konstituive do të marr pjesë edhe zëvendëskryetari i qeverisë së Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane, Fatmir Besimi.
Është përaparë që pas formimit të Këshillit për eurointegrime, të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim midis Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE) dhe ASHAM-it në interes të përshpejtimit të integrimit të shtetit në BE.
Sipas tekstit të memorandumit, qëllimi është që përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit të krijohet platformë për krijim të sinergjisë midis potencialit shkencor, administratës dhe komunitetit afarist. Madje do të definohen sferat dhe mënyrat e bashkëpunimit në drejtim të shfrytëzimit të diturisë dhe përvojës në dispozicion dhe kapacitetet shkencore-hulumtuese në të gjitha sferat. /Telegrafi/