Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës janë mbledhur politikanë, akademikë e profesorë, për ditëlindjen e 100-të të akademik, Idriz Ajetit.
Aty u tha se vepra e akademik Ajetit do të jetojë gjatë.
Ajeti pritet që gjatë ditës të dekorohet edhe nga presidenti Hashim Thaçi.
Ndërkaq, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, Ajeti u nderua me çmimin e karrierës, njofton Klan Kosova.
Kryetar i ASHASh-it, Myzafer Korkuti, tha se ky çmim jepet për herë të parë nga akademia, por Idriz Ajeti e meriton atë dhe shumë më shumë.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.