Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski u sulmua në Asamblenë e Përgjithshme të Bayern Munichut këtë javë.
Në asamblenë e Bavarezëve u ngritën zëra rreth lamtumirës së sulmuesit polak pas ndërhyrjes së përfaqësuesit të tifozëve, Dieter Marx, i cili u hodh ashpër kundër lojtarit aktual të klubit katalunas.
Sipas TVP Sport, Marx e përshkroi Lewandowskin si “një njeri pa karakter” dhe kërkoi që të mos i bëhet asnjë mirënjohje publike.
“Nuk duhet të largoheni nga një klub i tillë. Nuk duhet t’i jepni atij një lojë lamtumire në fund të karrierës së tij. Ai nuk duhet të jetë as në listën e legjendave”, ka thënë ai.
Fjalëve të përfaqësuesit nuk iu bënë jehonë pjesa tjetër e të pranishmëve në sallë. Në një asamble që zgjati pesë orë dhe Herbert Hainer u zgjodh si president i klubit, shumica e anëtarëve ishte kundër sulmit ndaj polakut.
Edhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Oliver Kahn, i cili ishte shumë i ashpër në negociata, doli në mbrojtje të Lewandowskit.
“Ju mund ta kuptoni që Roberti është në moshën 34-vjeçare dhe do të donte të ndryshonte diçka në jetën e tij”, ka deklaruar fillimisht legjenda e Bayernit.
“Do të doja të shfrytëzoja këtë rast për falenderoj një lojtar fantastik që ishte një makineri e golave në Bayern”.
“E falënderoj për arritjet e tij të mëdha dhe gjithçka që ka bërë për klubin”, ka shtuar më tej Kahn. /Telegrafi/