Telegrafi

Në artikullin për Melindën, “The New York Times” përmend edhe deklaratën e Ledrit rreth femrave në muzikën ‘rap’

Foto: Ledri Vula/Instagram

“The New York Times” i ka dedikuar një hapësirë rap-artistes kosovare, Melinda Ademi, në një artikull të gjatë ku flet për 15 artistë evropianë që po bëjnë ‘boom’ në vendet e tyre amtare.

Teksa shkruan për talentin dhe sukseset e saj, The New York Times ka përmendur edhe deklaratën e reperit Ledri Vula të bërë në emisionin NIN.

Lexo po ashtu "The New York Times" shkruan për Melinda Ademin dhe karrierën e saj në Kosovë

“Edhe femrat dinë të bëjnë ‘rap’”, kishte thënë Ledri, ndërsa gazeta shkruan se ai e ka thënë këtë deklaratë në kontekstin se ‘rap’-i tashmë nuk është diçka e vështirë për t’u bërë.

Teksa pyetet për këtë deklaratë të kolegut, Melinda është përgjigjur duke thënë: “Nuk mund të flas me të vërtetë për atë që tha, apo qëllimet e tij. Por unë mund të flas për klimën muzikore këtu dhe se si femrat po e djegin”.

Ndërkohë, vet Ledri është sqaruar përmes rrjeteve sociale se deklarata e tij është keqkuptuar dhe nuk e ka thënë me atë qëllim.

Vula ka bërë të ditur se nuk po i pëlqen mënyra dhe fjalori që femrat repere në estradë po përdorin. /Telegrafi/