Site icon Telegrafi

Në “arrest shtëpiak” për drogë, tropojanit i gjendet sasi tjetër narkotikësh

Një 37 vjeçar në Tropojë është vënë në pranga nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe thyerje të masës së sigurisë.

Shtetasi A. P. banues në fshatin Peraj është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. /Telegrafi/

Exit mobile version