Site icon Telegrafi

Në Armeni çokollata më e madhe në botë

Armenët e quajtën çokollatën më të madhe në botë “Ëmbëlsira e madhe”. Rekordi i parë i Guinnessit në Armeni është i gjatë mbi pesë metra, ndërsa i rëndë katër tonelata e 410 kilogramë.

U nevojitën tri ditë për ta punuar, ndërsa pas festës së madhe çokollata iu shpërnda popullit. Sipas statistikave një armen mesatarisht konsumon rreth 40 kilogramë çokollatë në vit dhe me një matematikë të thjeshtë i bie që “Ëmbëlsira e madhe” do t’i mjaftonte një njeriu për 107 vjet. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version