Telegrafi

Në Arizona do të bëhet e paligjshme të filmosh oficerët nga një distancë prej 2 metrash

Një ligj në shtetin amerikan të Arizonës do t’i ndalojë njerëzit që të filmojnë oficerët e policisë në distanca të shkurtra, derisa do të përballen me gjoba të mundshme ose burg nëse nuk i resektojnë rregullat.

Kritikët e quajnë ligjin një kërcënim për fjalën e lirë dhe të drejtën për një shtyp të lirë, transmeton Telegrafi.

Policia shpesh filmohet nga kalimtarët dhe pamjet herë pas here kanë rezultuar në ekspozimin e sjelljes së pahijshme të oficerëve.

Ligji hyn në fuqi më 24 shtator dhe do ta bëjë të paligjshëm filmimin e oficerëve të policisë në shtet brenda një distance prej 2.4 metrash.

Njerëzit që shpërfillin një paralajmërim verbal dhe vazhdojnë filmimin rrezikojnë një akuzë kundërvajtëse dhe deri në 30 ditë burg.

Megjithatë, ligji bën përjashtime për njerëzit që ndërveprojnë me policinë ose në zona të mbyllura në pronë private.

Përfaqësuesi i shtetit John Kavanagh – i cili sponsorizoi projektligjin – ka argumentuar se është e nevojshme sepse “grupet armiqësore ndaj policisë” ndonjëherë “u afrohen rrezikshëm takimeve potencialisht të dhunshme”.

“T’ju afrohesh shumë oficerëve të policisë në situata të tensionuara është një praktikë e rrezikshme që mund të përfundojë në tragjedi”, shkroi ai në USA Today në mars. “Oficerët e policisë nuk kanë asnjë mënyrë për të ditur nëse personi që i afrohet është një kalimtar i pafajshëm apo bashkëpunëtor i personit që po arrestojnë, i cili mund t’i sulmojë ata”. /Telegrafi/