Telegrafi

Në Argjentinë zhgroposet skeleti i një dinozauri të rrallë

Shkencëtarët nga Argjentina dhe Brazili kanë thënë se dinozauri Patagonian, duket se prezanton një specie të panjohur më herët të Titanosaurëve, për shkak të strukturës unike të qafës së tij. Ata e kanë emërtuar Futalognkosaurus dukei.

“Ky është një prej më të mëdhenjve në botë dhe një prej më të kompletuarve nga këta gjigantë që ekzistojnë”, ka thënë Jorge Calvo, drejtor i qendrës për paleontologji në Universitetin e Comahue, Argjentinë.

Shkencëtarët thotë se ky barngrënës gjigant ka ecur Tokën para rreth 88 milionë vitesh.

“Jam shumë i sigurt që është një specie e re”, pajtohet Peter Mackovicky, përgjegjës për dinozaurët në Muzeun e Chicagos, i cili nuk është përfshirë në zbulim. “Unë i kam parë disa nga eshtrat e Futalognkosaurus-it dhe është vërtet gjigant”.

Jorge Calvo ka thënë se qafa e vetme duhet të kishte qenë afro 17 metra e gjatë, dhe duke i studiuar vertebrat, ata kanë skicuar se trupi do duhet të ketë qenë afro 15 metra. Dinozauri ka arritur gjatësi prej rreth 13 metrash dhe shtylla kurrizore e groposur ka peshuar rreth 9 tonë. Një vertebër e vetme e qafës ka qenë e lartë më shumë se 90 cm.

Patagonia (pjesë e Amerikës Jugore) po ashtu ka qenë shtëpi edhe e dy skeleteve të mëdha të dinozaurëve të gjetur, Argentinosaurus, rreth 35 metër i gjatë, dhe Puertasaurus rezili, nga 35 deri në 40 metra i gjatë.

Megjithatë, krahasimi mes këtyre tre barngrënësve është i vështirë pasi që shkencëtarët kanë gjetur vetëm disa vertebra nga Puertasaurus, dhe derisa skeleti i Futalognkosaurus është po thuajse i plotë, shkencëtarët nuk kanë gjetur ndonjë asht nga gjymtyrët e tij.

Vendi ku është gjetur Futalognkosaurusi ka qenë një burim i mirë për paleontologët, që ka nxjerrë më shumë se 1.000 mostra, përfshirë 240 fosile të bimëve, 300 dhëmbë dhe eshtra të disa dinozaurëve tjerë.