Telegrafi

Në Argjentinë fillojnë testimet në ilaçin për coronavirusin nga serumi i kuajve, do të përfshihen 242 persona

Argjentina ka filluar studimet klinike për trajtimin e COVID-19 duke përdorur serumin hiperimun të zhvilluar me antitrupa nga kuajt, thanë të mërkurën autoritetet nga laboratori i përfshirë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, serumi, i prodhuar nga ndërmarrja e bioteknologjisë Inmunova, merret duke injektuar një proteinë SARS-CoV-2, e cila bën që kafsha të gjenerojë një sasi të madhe të antitrupave neutralizues.

Plazma më pas nxirret nga kali, pastrohet dhe përpunohet.

Siç shkruan më tej Reuters, pas rezultateve pozitive në testet laboratorike, prova klinike për të studiuar efektivitetin e serumit do të bëhet mbi 242 persona të diagnostikuar me sëmundje në kushte të moderuara deri në të rënda, tha laboratori.

“Nëse ne mund të ulim përsëritjen e viruseve në ditët e para, jo vetëm që do të ulim ngarkesën virale të sëmundjes dhe referimin e pacientëve… por ne mendojmë se ky kapacitet neutralizues do t’i lejojë pacientët të zhvillojnë reagimin e tyre imunitar”, tha Fernando Goldbaum, drejtori shkencor i Inmunova.

Në një video-thirrje, Goldbaum tha se testet kishin filluar të hënën dhe rezultatet e para priteshin midis tetorit dhe nëntorit.

Ndryshe, Argjentina ka regjistruar afër 175,000 raste të konfirmuara të COVID-19, me rreth 3,200 viktima. /Telegrafi/