Telegrafi

Në arën e djegur në Hade dëmtohen 1,200 trupa të arrave, familjarët e hedhin fajin te shteti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së shtunës ka pranuar një njoftim për një zjarr në një arë më arra në fshatin Hade. Sipas banorëve të kësaj pjesë zjarri është bërë qëllimisht nga persona të paidentifikuar. Policia thotë se janë duke hetuar rastin.

1200 trupa të kulturës së arrës në fshatin Hade të komunës së Obiliqit u dogjën dy ditë më parë.

Por se çka saktësisht ndodhi këtu tregon një banor që kishte parë zjarrin teksa kishte kapluar trupat e pemëve.

“Unë rastësisht kam qenë këtu dhe e kam parë flakën, pastaj kemi intervenua dhe e kemi ndalë”, ka thënë banori Hades, Shaip Grajqevci.

Prona e djegur është e Ali Grajqevcit, derisa familjari i tij thotë se duket që zjarri ka qenë i qëllimshëm.

“I kanë kallë nja 40 ose 50 trupa. Është dëm i shkaktuar prej njerëzve. Fajet i ka KEK-u dhe Qeveria”, shtoi Grajqevci.

Dyshimi i tyre është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

Në njoftimin e kësaj të fundit, thuhet se janë duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vënë zjarrin arës se tij të mbjelle me arra me ç’rast i janë dëmtuar 1200 trupa të arrave. Zjarri është lokalizuar nga vet ankuesi. Rasti nën hetime”, thonë nga Policia.

Zjarrvënia është raportuar kohëve të fundit që ka pasur në disa pjesë malorë të vendit, por që nuk ka pasur të lënduar e as të arrestuar./RTV Dukagjini/