Site icon Telegrafi

Në aplikacionin “TVSH-ja Ime” është vendosur opsion që mund të anuloni donacionin e dhënë për shtetin

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njoftoi se në aplikacionin “TVSH-ja Ime” është vendosur një opsion me të cilën mundet të anulohet donacioni i dhënë për shtetin në ballafaqim me coronavirusin.

“Qytetarët që duan të anulojnë donacionin duhet të shkarkojnë versionin e ri të aplikacionit “TVSH-ja Ime”. Fusha “Cancel Donation” shfaqet vetëm për ata përdorues të aplikacionit “TVSH-ja Ime” të cilët dhuruan kthimin e tyre për periudhën janar-mars 2020 për t’u ballafaquar me COVID-19″, informojnë nga DAP.

Sipas DAP kjo mundësi do të jetë në dispozicion në aplikacionin “TVSH-ja Ime” deri më 30 qershor 2020, dhe shuma e taksës së vlerës së shtuar për qytetarët që kanë revokuar donacionit do të paguhet në llogarinë e tyre të transaksioneve deri më 30 korrik 2020./Telegrafi/

Exit mobile version