Telegrafi

Në apartamentin e blerë një prizë nuk po funksiononte, mbetën të shokuar kur zbuluan se çfarë gjendej prapa saj!

Juan Wright kishte gjashtë javë duke jetuar në një apartament të ri në qytetin skocez të Striling, kur ai e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me një nga prizat e energjisë elektrike në atë shtëpi.

Kështu, përcjell Telegrafi, ai vendosi që të merrej me prizën problematike për të parë se për çfarë defekti bëhej fjalë, dhe çfarë ai zbuloi, befasoi atë dhe një shok të tij.

Kur ata hoqën mbulesën plastike, ata e kuptuan se askund nuk kishte kabllo që po vinin aty, duke gjetur vetëm një kuti të vogël.

Aty ata gjetën një kartë të vjetër bankare me afat të skaduar, si dhe një faturë të blerjes.

“Shumica e njerëzve gjejnë borxhe kur blejnë një shtëpi, por ne kemi gjetur diçka shumë më interesante”, tha Juan. /Telegrafi/