Në qendër të Pragës së Çekisë, ndodhet një antenë e lartë 70 metra, që i përket kohës sovjetike.
Hapësira e këtij objekti që ka mbetur i pashfrytëzuar që nga viti 1992, tani është shndërruar në dhomë luksoze që u jepet me qira turistëve për 550 euro natën, transmeton Telegrafi.
Dhoma me panelin e madh të madh xhamit, ofron pamjen e panoramës së tërë kryeqytetit. Nuk mungon as banja që ka minerale qetësuese, mini-bari, aparati për kafe dhe televizioni i gjerë.
Shtrati dhe orenditë tjera kanë materiale shumë të veçanta, ndërsa shërbimi mund të kërkohet gjatë 24 orëve.
Nëse u mërzitet qëndrimi në dhomë, mysafirët mund të shkojnë në strukturën tjetër të objektit të antenës, ku ndodhet restoranti luksoz. /Telegrafi/