Deri te ky zbulim ka ardhur një grup i shkencëtarëve nga Brazili dhe Kili. Deri tani dihej se thellë nën shtresën e akullit ndodhen liqenet masive, por për që ka ujë të rrjedhshëm askush madje as që ëndërronte. Tani duhet zbuluar burimin e rrjetës së tërë të lumenjve në zonën e akullit të përhershëm.
“Po flasim për lartësinë mbidetare prej 700-800 metra, me temperaturat mesatare prej në mes 15 dhe 20 shkallë nën zero. Zbulimi i ujit të rrjedhshëm me të vërtetë është fenomen”, tha Ricardo Jana, shkencëtar nga Kili. /Telegrafi/