Telegrafi

Në Antarktik ka oaza të ngrohta ku mund të ketë jetë

Bota sekrete e kafshëve dhe bimëve, ku përfshihen edhe lloje deri më tash të panjohura, mund të jetojnë në shpellat e ngrohta nën akullnajat e Antarktikut, thonë shkencëtarët.

Shpellat e krijuara para vullkaneve aktive janë të ndritshme dhe kanë temperaturë prej rreth 25 gradë Celsius, që hap mundësinë e ekzistimit të florës dhe faunës thellë nën sipërfaqen e ngrirë.

Studimi i kryer nga Universiteti nacional i Australisë rreth Mont Erebus, vullkanit aktiv në ishullin Ros, ka zbuluar një sistem të gjatë të shpellave.

Kreu i hulumtimit, Ceridwen Fraser, thotë se analizat forenzike të tokës nga shpellat tregojnë gjurmë intriguese të ADN-së së algave dhe kafshëve më të vogla.

Edhe pse shumica e materialit është e ngjashme me atë që është gjetur në pjesët tjera të Antarktikut, disa mostra nuk kanë mund të në tërësi të identifikojnë atë që hap mundësinë që në botën e akullit të ekzistojë një jetë, të cilën nuk kemi mundur ta shohim.

“Hapi i ardhshëm është që t’i vëzhgojmë nga afër dhe të zbulojmë nëse ka jetë atje”, tha Fraser.

Studimi është publikuar në revistën “Polar Biology”. /kp/