Site icon Telegrafi

Në Antalia të Turqisë hapet “hoteli” për mace me 64 “dhoma”

Në parkun Dokum në qytetin turk Antalia, është ndërtuar një “objekt miniaturë” për mace.

Fjala është për një “hotel” për 64 mace, e dhomat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për një akomodim luksoz, transmeton Telegrafi.

Para objektit janë vendosur edhe gjësendet tjera për mace si pjatat me ushqim dhe ujë për pije.

Nga komuna Kepez në Antalia kanë njoftuar se parku Dokum, pas muzeut, biblotekës dhe galerive të artit, është bërë edhe me një “objekt” të ri që do të shërbej për strehimin e maceve.

Zyra për kujdesin dhe mirëmbajtjen e parqeve në Dokum ka vënë 30 shtëpiza të vogla edhe për “akomodimin” e 30 zogjve.

Aty është edhe një spital për kujdesin e kafshëve që ka salla të operacioneve, laboratorin për analiza të gjaku, repartin e kujdesit intensiv, rëntgenografinë dhe njësia për karantimin e kafshëve në rast se infektohen me COVID-19. /Telegrafi/

 

Exit mobile version