Fotografia e famshme “Le Violon d’Ingres” (Violina e Ingresit) e realizuar Man Ray, pritet të hyjë histori si fotografia më e shtrenjtë bardhezi e shitur ndonjëherë në ankand.
Imazhi i vitit 1924 nga artisti surrealist amerikan, e shndërron trupin e zhveshur të një gruaje në një violinë.
Prodhimi origjinal i veprës më të famshme të Man Rayt, pritet të arrijë midis 5-7 milionë dollarë kur të dalë në ankand në “Christie’s” këtë maj – vlerësimi më i lartë për një fotografi të vetme në historinë e ankandit.
Ray, i lindur në Emmanuel Radnitzky (1890-1976) ishte një anëtar kyç i dadaizmit dhe surrealizmit dhe “Le Violon d’Ingres” është vepra më e mirë që ofrohet nga koleksioni i çiftit Rosalind Gersten dhe Melvin Jacobs që kishin lidhje me qarqet surrealiste.