Telegrafi

Në Anibar edhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit të Melbournet

Vjen në Anibar drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit të Melbournet, Malcolm Turner.

Ky i fundit do të jetë prezent në edicionin e tetë të Anibarit, për të prezantuar dy programe speciale që
ka kuruar për festivalin Anibar.

Malcolm po sjell në Anibar filmin Grendel të Alex Stitt, i cili është film i bazuar në romanin me emër të njëjtë.

Ai do e prezantojë filmin, dhe më pas do të flasë edhe për regjisorin e filmit, dhe do të shpërndajë edhe te shikuesit 2 kopje të librave të Alex Stitt.

Prezentimi i dytë do të jetë i shkurtër, ku Malcolm do e prezentojë programin e filmave australian “Showcase”.

Pas prezantimit pasojnë 17 filmat më të mirë e më të fundit të animuar Australianë, të mbledhur në një program dhe të selektuar vetëm për publikun e Anibarit.

Australian Showcase Program me prezentim të M.Turner do të mbahet të martën më 15 gusht, prej orës 12:00 në kinemanë Jusuf Gervalla.

Grendel, Grendel, Grendel bashkë me prezantimin fillojnë në orën 14:00, të enjten me 17 gusht. /Telegrafi/