E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë dëshironin fëmijët për Krishtlindje mbi 100 vjet më parë? Epo tani e dimë!
Një letër – e shkruar 120 vjet më parë – e cila ishte për babadimrin është zbuluar në Angli.
Marjorie pesë-vjeçare nga Eastbourne e shkroi atë më 2 dhjetor 1898, transmeton Telegrafi.
Lista e saj e dëshirave për Krishtlindje përfshinte një copë fjongo dhe një top për macen e saj, Kittykins; lodra në formë të rosave dhe pulave; dhe një çorape të varur.
Letra u gjet e fshehur brenda një libri të dhuruar për një dyqan bamirësie.
Tani është duke u ekspozuar në një dyqan lodrash në Canterbury.
Shitësja e dyqanit Lily Birchall, babai i së cilës zbuloi letrën, për BBC tha se donte të gjurmonte anëtarët e familjes së Marjorie dhe t’ua kthente letrën atyre.
Ajo tha: “Është kaq e pafajshme dhe kjo është ajo për çfarë janë Krishtlindjet, dhuratat e vogla dhe ndjenja e vërtetë e magjisë dhe besimit”. /Telegrafi/