Site icon Telegrafi

“Në Angli vetëm tek Man City”, Guardiola i premton besnikëri klubit nga Etihad

Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e tij si trajner në Ligën Premier dhe ka konfirmuar se në Angli do ta menaxhoj vetëm Manchester Cityn.

Guardiola është njëri nga trajnerët më të mirë në botë padyshim në shekullin 21, pasi ka fituar trofe te Barcelona dhe City, para se ta bëjë këtë me klubin anglez.

Emri i tij gjithmonë ka qenë shumë i përfolur dhe pas dështimit për të fituar Ligën e Kampionëve është përmendur një largim nga Etihad.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Pep Guardiola

Megjithatë, Guardiola i ka treguar besnikëri dhe dashuri Cityt duke thënë se do të jetë klubi i vetëm që do ta menaxhoj në Angli.

“Në Angli, duke qenë këtu, gjithmonë do të jem trajner i Man City dhe nëse ata më duan ndonjëherë, unë do të kthehem në City”.

“Nuk mendoj se do të stërvit tjetër klub në Angli përveç këtij”, ka thënë Guardiola për The Telegraph.

Ndryshe, Guardiola gjatë kohës së tij si trajner i Cityt i ka fituar 10 trofe deri tani, ndër ta tre tituj të Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version