Hetuesit e aktiviteteve paranormale besojnë se ata më në fund e kanë kapur në kamera “murgun fantazmë” dhe ogurzi.
Gjuetarët e fantazmave janë përpjekur që ta kapin “fantazmën” tek Ye Olde Kings Head në Chester për më shumë se 10 vite.
Ye Olde Kings Head e ndërtuar në vitin 1622, në fillimet e saj ishte një shtëpi publike përpara se të kthehej në bujtinë në vitin 1714, shkruan Mirror, përcjell Tekegrafi.
Bujtina Ye Olde Kings Head ka fituar një reputacion si një nga ndërtesat më “të pushtuara nga fantazmat” në Angli, me shfaqje si Most Haunted dhe Sky’s Paranormal: Captured dhe Ghost Adventures që e kanë hetuar atë vend.
Dhjetëra vizitor të Trip Advisor kanë dëshmuar gjithashtu se kanë parë “forma drite” gjatë qëndrimit të tyre.
Ajo u ble në vitin 2012 nga Harry Achilleos, një entuziast i aktiviteteve paranormale, dhe më vonë u shndërrua në një pikë të nxehtë të gjuetisë së fantazmave me kohë të plotë.
Bujtina u riemërua My Haunted Hotel, me kamera që rrotullohen gjatë gjithë kohës dhe një ekip hetuesish paranormale në vend për të monitoruar çdo aktivitet. /Telegrafi/