Telegrafi

Në Angli e quajnë të kryer transferimin e Milot Rashicës te Aston Villa, mësohet edhe shuma e transferimit

Milot Rashica është shumë afër që të bëhet lojtar i Aston Villës.

Reprezentuesi i Kosovës do të largohet nga Werder Bremeni në afatin kalimtar veror, pasi klubi ka rënë në Bundesliga 2.

Në një marrëveshje kontraktuale mes klubit gjerman dhe lojtarit vushtrrias bëhet e ditur se nëse skuadra luan në një nivel më poshtë, atëherë mund t’i ndajnë rrugët, raporton Daily Express Sport.

Kështu, 24-vjeçari e kërkon një aventurë të re dhe Aston Villa thuhet se ka filluar bisedimet me Werder Bremenin.

Rashica ishte afër kalimit në Villa Park edhe në edicionin e kaluar për 20 milionë euro, mirëpo në fund qëndroi në Bundesliga.

Por, në këtë verë ai mund t’i bashkohet skuadrës nga Liga Premier në shumën e 15 milionë eurove. /Telegrafi/