Ministria e Drejtësisë në Angli ka bërë të ditur se prej marsit 2016 deri në muajin e njëjtë të këtij viti, janë liruar gabimisht 71 të burgosur.
Të gjithë këta ish të dënuar, tani nuk kanë nevojë të paraqiten para drejtësisë, derisa frika prej tyre është mjaft e lartë, transmeton Telegrafi.
Në të njëjtën periudhë, 15 persona kanë arritur të arratisen nga burgjet, derisa dhuna ka qenë në masë shumë të lartë.
Gardianët kanë raportuar për 805 sulme ndaj tyre, derisa rreth 40 mijë të burgosur e kanë lënduar vetën.
Në burgun e grave janë shënuar 1,023 sulme, që është numri më i lartë në dhjetë vitet e fundit.
Gjendja në dhjetë qendra është konsideruar alarmuese, teksa kjo periudhë është më e keqja që ka qenë ndonjëherë në burgje dhe kërkohen masa të ashpra për kthimin nën kontroll. /Telegrafi/