Site icon Telegrafi

Në Amerikë u bëjnë tatuazh edhe dhëmbëve

Teknikët e kësaj ordinance së pari kanë kryer trajnimin për artistë për të mësuar se si të pikturojnë kurorat, e më pas kanë mësuar edhe si punohen kurorat. Tatuazhi zakonisht vendoset në dhëmballë, e mund të gjendet edhe në pjesën e jashtme apo të brendshme të dhëmbit.

Në rast se pacienti bëhet pishman, tatuazhi mund të largohet për pesë minuta me gërryerje të thjeshtë me ndihmën e një rrotëze të gomës.

Në dhëmbë mund të pikturohet çdo gjë që dëshirojnë klientët, nga Mickey Mouse dhe kafshë të ndryshme, deri tek presidentët amerikanë, si dhe yjet e muzikës pop si, Elvis Presly e Amy Winehouse.

Çmimet e pikturimit sillen prej 100 dollarë për tatuazhet e thjeshta deri në 500 dollarë për ato pak më të komplikuara.

Exit mobile version