Telegrafi

Në Ambasadën e Zvicrës, për tre muaj, aplikuan për viza mbi 12 mijë qytetarë të Kosovës

strong>Në Ambasadën e Zvicrës për viza kanë aplikuar 12 mijë e 118 kosovarë, në periudhën tetor-dhjetor 2021.

Nga kjo ambasadë për Klan Kosovën kanë treguar edhe kategorinë e aplikuesve dhe ndarjen me numër sipas aplikuesve.

“Gjatë periudhës tetor – dhjetor 2021, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, e cila përfaqëson Zvicrën, Belgjikën, Francën, Austrinë, Holandën, Luksemburgun në çështjet e vizave C, i ka lëshuar 11 mijë e 474 viza dhe 644 viza kombëtare D”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ndryshe, për dy muaj mbi 100 mijë kosovarë aplikuan për viza pune.

Ambasada e Gjermanisë thotë se miratohen 5,500 sosh gjatë një viti.