Site icon Telegrafi

Në altar me nusen, dhëndri hyn në Facebook

Ja çfarë i ka ndodhur një çifti në altar: Prifti sapo kishte kryer ritet në kishe dhe në përfundim “lejoi” dhëndrin të puthte nusen.

Pikërisht në këtë moment, dhëndri mistrec nxori nga xhepi celularin dhe u fut në rrjetet sociale "Twitter" dhe më pas në "Facebook" ku shkroi: Jam në altar me Tracy, e cila një sekondë më parë u bë gruaja ime. Tani më duhet të largohem, sepse do të puth nusen!".

Plani i dhëndrit nuk pati suksesin që ai shpresonte, megjithatë komentet te statusi i tij qenë vërtetë argëtuese. /TCH/

Exit mobile version