Site icon Telegrafi

Në aksionin “Valentini” arrestohen 26 çifte të pamartuara

Policia ka bërë të njohur se kryesisht bëhet fjalë për njerëzit të moshave deri në 30 vjeçare, të cilët janë kapur se si ndajnë dhomën e hotelit me partnerë me të cilët nuk janë të kurorëzuar.

Autoritetet nga Malajzia çdo vit me rastin e “Shën Valentinit” kryejnë operacione të ngjashme, e ata të cilët kapen në këtë “krim” kërcënohen me gjobë prej rreth 280 dollarësh amerikanë dhe deri në gjashtë muaj burg.

Exit mobile version