Telegrafi

Në aksion kundër prodhimeve serbe

Këto lëngje janë ndaluar dhe bllokuar nga qarkullimi deri në rezultatet përfundimtare, të cilat do të analizohen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi Inspektorati Sanitar ka marrë mostrat nga distributorët e këtyre produkteve.

Arsyeja për bllokimin e këtyre produkteve vjen pas dyshimeve të ngritura rreth cilësisë në përmbajtjen e produkteve në deklaracion.

Pas kryerjes së analizave, në varësi nga rezultatet, do të merren masa të tjera ligjore, që nënkuptojnë largimin e këtyre produkteve nga tregu, fletëparaqitjet në gjykata ose edhe dhënien e lejes për qarkullim.

Lëngjet e importuara nga Serbia si; La Vita, Takovo, Hello, Fruvita, Verde, si dhe Nectar janë tejet të dëmshme për shëndetin. Këto lëngje, që prodhohen në Serbi, e që me të madhe importohen edhe në Kosovë, vet shteti serb ka urdhëruar qytetarët të mos i blejnë.

Gjithashtu nga vet shteti serb është kërkuar heqja komplete e tyre nga shitja. Këtë e kanë bërë të ditur edhe vet medit e Serbisë. Të gjitha këto lloje të lëngjeve gjenden nëpër raftet dyqaneve e marketeve të mëdha në Kosovë.

Pas kontrollit të cilësisë së këtyre lëngjeve që u është bërë nga institucionet përkatëse serbe, Organizata e Konsumatorëve të këtij shteti që nga 10 dhjetori ka kërkuar nga ministria e Bujqësisë së Serbisë, ajo e Tregtisë dhe Shërbimeve, si dhe nga Inspektorati i Tregjeve të ndalojnë rreptësisht shitjen e këtyre produkteve në Serbi.

Kjo organizatë, bazuar në analizat laboratorike, ka konstatuar se pirja e këtyre lëngjeve dëmton rëndë shëndetin, për shkak të mospërmbushjes elementare të kritereve për ushqim. Këto lëngje është kërkuar të tërhiqen urgjentisht nga tregu, për të mos pësuar qytetarët. /telegrafi/