Në aksidentin që ndodhi dje në rrugën Demir Kapi – Udovë, janë lënduar deputetja e LSDM-së, Meri Lazarova, ndërsa lëndime të lehta ka marrë edhe kryetari i Vallandovës nga radhët e LSDM-së, Pero Kostadinov.
Llazarov dhe Kostadinov me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit, ku tek deputetja Llazarova janë konstatuar lëndime më të rënda, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputetja duke drejtuar makinën “Opel Corsa” me targa të Gjevgjelisë ka goditur një shkëmb në rrugë dhe është rrokullisur.
Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe policët e Negotinës./Telegrafi/