Telegrafi

Në aksident trafiku përfshihen 39 vetura në një autostradë në Rusi, lëndohen 10 persona – shkak temperaturat shumë të ulëta

Në një autostradë në Bashkiri të Rusisë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë 39 vetura, ku si rezultat i kësaj 10 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të erërave të forta dhe dukshmërisë së dobët, kanë bërë të ditur nga policia ruse, transmeton Telegrafi.

E si rezultat i erërave të forta, tri rrugë në këtë rajon të Rusisë janë mbyllur për qarkullim për shkaqe sigurie.

Sipas prognozave, pritet që temperaturat në këtë rajon të bien në minus 35 gradë celsius. /Telegrafi/