Site icon Telegrafi

Në aksident trafiku në Turqi humbin jetën 20 persona

Në aksidentin rrugor në rrugën rajonale Mugla-Antalia në Turqi, humbën jetën 20 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ndodhi kur një minibus humbi kontrollin dhe u rrokullis në anën e kundërt të rrugës. Në aksident janë plagosur 11 persona.

Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i autoambulancave, ekipeve zjarrfikëse dhe të Mbrojtjes civile. Të plagosurit janë dërguar në spitalet në Marmaris dhe Mugla.

Në autobusin i cili u nis në mëngjes nga Izmiri drejt Marmarisit, udhëtarët kryesisht kanë qenë gra dhe fëmijë.

Amir Çiçek, guvernator i Mugla-s për AA konfirmoi se numri i viktimave ka shkuar në 20 ndërsa 11 janë të plagosur. Ai tha se në minibus ndodheshin turistë vendas.

Është mbyllur rruga në pjesën ku ka ndodhur aksidenti.

Exit mobile version