Telegrafi

Në Agjencinë për Rini dhe Sport diskutohet për gjendjen e sportit në Maqedoni

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Darko Kaevski, ka realizuar një takim pune me përfaqësues të sektorët e sportit në medat e shtypura dhe elektronike.

Siç informojnë nga ARS-ja, në takim është theksuar se ky është fillimi i takimeve të këtilla dhe synimi është që të bëhet takim tradicional, për të marrë parasysh, idetë, përparësitë, kritiakt dhe sugjerimet e gazetarëve sportiv.

Qëndrimi i përbashkët i pjesëmarrësve në takim është pozitiv me besimin se takimi do të merr kahje tradicionale dhe se mendimet e punëtorëve sportiv janë tregues i vërtetë i gjendjes së sportit në Maqedoni./Telegrafi/