Në Najrobi, një grup i elefantëve të vegjël ishte shpëtuar nga David Sheledrick nga organizata “Wildlife Trust”, pasi prindërit e tyre ishin vrarë nga gjahtarët e paligjshëm.
Marrë parasysh se sa kënaqen duke luajtur futboll, loja e futbollit duket se është një lloj terapie për këta elefantë, thekson gazeta britanike The Sun.
Përndryshe, vullnetarët e organizatës “Wildlife Trust”, punojnë pa pushim në rehabilitimin e kafshëve që janë cak i përhershëm i gjahtarëve të paligjshëm. /Telegrafi/