Telegrafi

Në Afganistan vritet një nga krerët e Al Qaeda-s

Në një operacion të ndërmarrë në rajonin Gazni të Afganistanit njoftohet se është vrarë Seifullah Akhtar, një prej krerëve të Al Qaeda-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Agjencia e Shërbimeve Inteligjente të Afganistanit (NDS), theksohet se Seifullah Akhtar, një prej krerëve të Al Qaeda-s është vrarë në një operacion të kryer në rajonin Naveh në Gazni.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se Ahtar kishte lidhje të ngushta me kreun e Al-Qaeda-s, Ejmen el Zevahiri dhe se në kohën e talebanëve ndodhej në krye të 30 mijë anëtarëve të kësaj organizate.