Site icon Telegrafi

Në aeroportin e Dallasit, aeroplani me civilë goditet nga një plumb – pak poshtë kabinës së pilotit

Një aeroplan i kompanisë amerikane, Southwest Airlines, mbrëmjen e kaluar po përgatitej për t’u ngritur nga aeroporti në Dallas, por u desh të kthehej në pikën e nisjes pasi u godit nga një plumb, njoftoi këtë mëngjes kompania ajrore.

“Fluturimi 2494 i Southwest Airlines po përgatitej për në Indianapolis kur një plumb goditi anën e djathtë të tij, pak poshtë kabinës së pilotit”, konfirmoi për reuters zëdhënësi i kompanisë.

“Nuk ka të lënduar. Policia është njoftuar dhe avioni nuk do të përdoret deri në një njoftim të dytë”, shtoi zëdhënësi, shkruan dailymail.

Aeroporti Dallas Love Field bëri të ditur se incidenti ndodhi rreth orës dhjetë të mëngjesit me orën lokale dhe u pasua nga një reagim i menjëhershëm i policisë dhe zjarrfikësve.

Pasagjerët u zbarkuan në mënyrë të sigurt pasi aeroplani u dëmtua.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se avioni Boeing 737-800 u dëmtua pasi u godit nga një plumb pranë kabinës së pilotit. /Telegrafi/

Exit mobile version