Site icon Telegrafi

Në aeroportin britanik konfiskohet arma lodër 8 cm

Ken Lloyd me vete po barte replikën e ushtarit britanik të madhësisë 23 centimetra. Kur po kalonte nëpër skener, alarmi u ndez. Pjesëtarët e sigurimit e panë armën, e cila ishte në duart e ushtarit britanik dhe vlerësuan se ajo ishte armë zjarri. Pas kësaj i thanë Kenit që ta dorëzojë armën e cila më vonë është dërguar në adresën e tij në Ontario me postë.

Pesë ditë më vonë, arma arriti në pako në Kanada. “Arma e vogël SA80 ishte pak e grithur por jo e thyer. Ndoshta ky tregim do të bëhet pjesë e mitologjisë së aeroportit Gatwick dhe shembull se rregullat e rrepta me sukses mbrojnë botën e lirë nga terrorizmi”, tha Lloyd.

Figurën e ushtarit britanik e kishte blerë gjatë vizitës në muzeun Royal Signals në kampin Blandford në Dorset. “Sigurinë e kuptojmë seriozisht, por kjo ishte e tepërt. Mirë pasi nuk ia kemi shitur një lodër në formë tanku”, tha ciceroni i muzeut, Adam Forty Lloyds.

“Armët e zjarrit dhe sendet e ngjashme janë të ndaluara, Ekzistojnë shumë arsye që këto sende nuk mund të kalojnë përtej sigurimit”, tha zëdhënësja e aeroportit Gatwick. /Telegrafi/

Exit mobile version