Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se sot në mbledhjen e degës së AAK-së në këtë qytet është diskutuar për votën e Albena Reshitajt.
“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veçanërisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj”, ka njoftuar Muharremaj në Facebook.
Mirëpo ai thotë se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK.
“Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar më tej Muharremaj./Telegrafi/