Telegrafi

Në 86 vjetorin e lindjes, Shqipëria i organizon koncert Nexhmije Pagarushës

Dje ( e martë) ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, festoi 86 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare u bashkuan në një koncert në shenjë respekti ndaj saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nexhmije Pagarusha

Koncerti ishte organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në përkrahje të Komunës së Prishtinës.

Në videon e marrë nga Top Channel, bilbili i Kosovës shihet se është emocionuar mjaft shumë derisa falënderoi kolegët e saj.

Ky koncert ka filluar me mikeshën e saj, Shpresa Gashin, e më pas nga yje të tjerë të cilët i kënduan projektet e suksesshme të saj, duke prekur të gjithë repertoarin.

Kujtojmë që ditë më parë Shyhrete Behluli bashkë me të renë Learta Jakupi ia dedikuan këngën, “Për ty Nexhmije”, për ditëlindjen e mbretëreshës së muzikës tonë.

Përndryshe, ajo cilësohet Bilbili i Kosovës, mbretëresha e muzikës shqiptare, Madam Butterfly dhe disa epitete tjera, ndërkaq ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj.