Telegrafi

Në 31 vjetorin e lindjes, Adele paralajmëron albumin e ri

Adele (Foto: Phil Walter/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur botërore, Adele, dje (e diel, 5 maj) e ka festuar ditëlindjen e 31-të. Ajo e ka festuar ditëlindjen e saj të parë që prej ndarjes nga bashkëshorti Simon Konecki dhe njëkohësisht paralajmëroi edhe albumin e ri.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj Instagram, këngëtarja ka folur për jetën e saj përgjatë këtyre viteve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adele

“Unë jam 31 vjeçe… faleminderit Zot. 30 ishin shumë të vështira. Nuk ka rëndësi sa gjatë jemi këtu, por jeta është e komplikuar ndonjëherë”.

“Kam ndryshuar shumë në vitet e fundit të martesës dhe jam duke ndryshuar sërish. 31 do të jetë e madhe dhe jam duke munduar të kaloj vetëm në veten time”.

“Bëhu e mire me veten tendë, me njerëzit, ne jemi të gjithë humanë. Mëso të duash së pari veten tënde…”, ka shkruar ndër të tjerash Adele.

Kujtojmë që në vitin 2015, këngëtarja e lansoi albumin e saj të suksesshëm, ndërsa tani nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth albumit të radhës. /Telegrafi/