Telegrafi

Në 27 shkolla të Shqipërisë nuk ka nisur mësimi

Sot është një ditë e zakonshme dhe të gjithë nxënësit duhet të shkojnë në shkollë, por në 27 institucione arsimore në Shqipëri nuk do të fillojë mësimi.

Shkak janë bërë dëmtimet nga moti i keq që përfshiu vendin ditët e fundit.

Njoftimi u bë një ditë më parë nga ministrja Lindita Nikolla në një konferencë për mediat. Sipas saj, probleme me shkollat ka në disa zona të vendit, si në Kukës, Vlorë apo në zonën e Kamzës në Tiranë.

“Konkretisht shkollat ku ende vijon puna për t’i rikthyer gjendjen normale, ku dhe nuk do të rifillojë mësimi janë:

Në Kukës, 2 shkolla: 9-vjeçare, fshat Grykë-Çajë, cikël i ulët Domaj në Kolesjan, Bicaj.

Në Pukë, 2 shkolla: Shkolla e mesme të bashkuar ‘Iballë’, njësia administrative Iballë, bashkia Fushë Arrëz. Në shkollën 9-vjeçare ‘Fierzë’, bashkia Fushë Arrëz.

Në Dibër, 3 shkolla: Shkolla 9-vjeçare ‘Katund i Ri’ Luzni, shkolla vartëse ‘Vajmedhej’ Muhurr, shkolla vartëse ‘Tejse’ në Radomir.

Në Krujë, 1 shkollë: Shkolla ‘Vesel Brama’ në Nikël.

Në Tiranë, qark në 1 shkollë dhe në 1 institucion të arsimit parashkollor: ‘Gjysylkanje’ në Pezë dhe në kopshtin ‘Bashkim Berisha’ në Ndroq.

Në Kamëz, 2 shkolla: Shkolla ‘Niko Hoxha’ ‘Valias dhe ‘Dritas’ Zall-Herr.

Në Kavajë, 1 shkollë: Shkolla 9-vjeçare në Golem

Në Fier, 9 shkolla: ‘Lëvizja Demokratike’ në Povelc, shkolla ‘Darzezë e Re’, shkolla në Ferras, shkolla ‘Xhevit Fetahu’ në Bishan, shkolla në Bocovë, shkolla në Pishë, shkolla në Cerven dhe shkolla e mesme bujqësore ‘RakipKryeziu’, Clirim.

Në Vlorë, 5 shkolla: Shkolla ‘Ismail Qemali’ në Novoselë, ‘Kalif Malaj’ në Novoselë, ‘Loni Mone’ në Novoselë, ‘Qeriba Derri’ në bashkinë Selenicë, ‘Sadik Zotaj’ në bashkinë Selenicë”, njoftoi Nikolla. /Telegrafi/