Telegrafi

Në 25-vjetorin e themelimit, Haradinaj me njësinë elite të UÇK-së “Shqiponjat e Zeza”: Lufta e tyre shënonte fitore të njëpasnjëshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”.

Haradinaj ka thënë se kjo njësi elite e UÇK-së luftën e saj e ngritën lartë në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme.

“Sonte për nder të 25-vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”, njësi elite e UÇK-së, të cilën luftën për çlirim e ngritën lart në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme”.

“Përgjithmonë mirënjohës krerëve që udhëhoqën me këtë njësi! Nderim e mirënjohje për të rënët dhe të gjallët!”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/