Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij Anitën, kanë marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Prishtinës.
Ai ka ndarë pamje nga ky organizim duke theksuar ‘artistët tanë janë pasuri e jona kombëtare”.
Çifti janë shfaqur tejet elegant, Haradinaj me një kostum e spikerja e lajmeve po ashtu me një të tillë ngjyrë rozë.
“Një natë magjike sonte bashkë me Anitën, nën tingujt e muzikës shqipe nga artistët tanë të mrekullueshëm, në nder të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Prishtinës”, thuhet në postim.
I njëjti tutje theksoi: “Artistët tanë janë pasuri e jona kombëtare”.
Në koncertin e organizuar interpretuan disa nga yjet e skenës shqiptare si: Vesa Luma, Jehona Sopi, Alma Bekteshi, Ylli Limani etj.
Gjatë ditëve në vazhdim në Prishtinë do të ketë edhe plot aktivitete të tjera. /Telegrafi/