Instituti GAP ka publikuar raportin “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave”, përmes së cilës analizon gjetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) sa i përket investimeve publike që bëjnë komunat dhe problemeve që dalin në këtë drejtim.
Nga problemet më të mëdha është pamundësia e komunave për t’i realizuar investimeve brenda kohës së paraparë. E në 25 projekte të audituara për kohëzgjatjen e investimeve, ZKA ka gjetur se asnjë nga to nuk ka arritur të përmbyllet brenda kohës së paraparë, e madje është gjetur se ka projektet që kanë nisur në vitin 2013 e që nuk kanë përfunduar deri në fund të vitit 2020.
“Sot, Instituti GAP publikoi raportin ‘Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave’. Raporti analizon gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) sa i përket investimeve publike që bëjnë komunat dhe problemeve që dalin në këtë drejtim, sikurse pamundësia e komunave për të realizuar investime të qëndrueshme, ekonomikisht të favorshme dhe të përfunduara me kohë. Në raportet vjetore të rregullsisë të ZKA-së shpërfaqen shumë sfida që komunat kanë në procesin e investimeve publike, në shpenzimin e buxhetit, në alokimin e të hyrave vetanake dhe në menaxhimin e pronave publike.
Një nga problemet më të mëdha është pamundësia e komunave për t’i realizuar investimet brenda kohës së paraparë. Në 25 projekte të audituara për kohëzgjatjen e investimeve, ZKA ka gjetur se asnjë nga to nuk ka arritur të përmbyllet brenda kohës së paraparë. Madje ka projekte që kanë nisur në vitin 2013 dhe të cilat nuk kanë përfunduar deri në fund të vitit 2020”, thuhet në komunikatën e GAP.
Sfidë tjetër është edhe rritja e obligimeve të papaguara dhe atyre kontingjente të komunave të cilat kanë shënuar rritje nga viti në vit e që kjo sipas GAP dëmton performncën e komunave.
“Sfidë tjetër e cila dëmton performancën e komunave është rritja e obligimeve të papaguara dhe atyre kontingjente të komunave të cilat kanë shënuar rritje nga viti në vit. Kjo rrezikon edhe qëndrueshmërinë financiare të komunave. Deri në fund të vitit 2020, vlera e obligimeve kontingjente që kanë komunat është 91 milionë euro, ndërsa vlera e obligimeve të papaguara është 34 milionë euro. Komunat i kanë këto obligime ndaj operatorëve ekonomik dhe personave fizik. Këto subjekte u drejtohen gjykatave dhe përmbaruesve që t’i marrin mjetet e tyre. Gjatë viteve 2019 dhe 2020, Thesari i Kosovës, bazuar në vendimet e gjykatave dhe përmbaruesve, i ka marrë nga buxheti i komunave mbi 18 milionë euro.
Gjatë këtij procesi, komunat kanë paguar shpenzime për gjykata dhe përmbarues mbi 2.1 milionë euro. Komunat ballafaqohen edhe me sfida tjera si ajo e realizmit të të hyrave vetanake. Brenda një viti, komunat realizojnë të hyra vetanake rreth 79 milionë euro, ndërsa të hyrat që nuk kanë arritur t’i mbledhin komunat deri në vitin 2020 janë mbi 204 milionë euro”, thuhet në gjeten e raportit të GAP.
Tutje thuhet edhe se “Përveç kësaj, komunat bëjnë edhe shkelje të cilat e dëmtojnë buxhetin publik. Këto shkelje lidhen me shfrytëzimin e pronave publike pa kontrata mes shfrytëzueseve dhe komunës, veprime të komunës për kompensim të shfrytëzueseve të pronave me mjete financiare, e deri të shfrytëzimi i hapësirave publike si banesa e lokale me kompensim tepër të vogël.
Raportin mund ta gjeni këtu.
Infografikat mund t’i gjeni këtu.