Site icon Telegrafi

Në 25 komuna u shënua ‘Dita Olimpike 2019’

(Foto: noc-kosovo.org)

Edicionin e tetë të Ditës Olimpike e kanë shënuar sot (e hënë) 25 komuna, në të cilin morën pjesë rreth 15 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës.

Fëmijët vrapuan në sheshet e komunave të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës,Vushtrrisë, Podujevës, Skënderajt, Suharekës, Drenasit, Vushtrrisë, Dragashit,Obiliqit, Kaçanikut, Deçanit, Fushë Kosovës, Rahovecit, Shtimjës, Klinës, Vitisë,Istogut, Kamenicës, Junikut dhe Hani i Elezit, kurse Malisheva e organizoi në stadium.

Aktiviteti kryesor u mbajt në Prishtinë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, RamushHaradinaj, i cili pasi përshëndeti fëmijët vrapoi bashkë me ta, ndërsa ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, mori pjesë në hapjen e Ditës Olimpike në Ferizaj.

Dita Olimpike u shënua në kuadër të përvjetorit të 27-të të themelimit (27 maj 1992) të Komitetit Olimpik të Kosovës. Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, përgëzoi fëmijët për pjesëmarrjen masive nga viti në vit.

“Ju fëmijët e Prishtinës në vitin 2012 keni qenë katër vjeçar, kur filluat për herë të parë dhe sot janë rreth 15 mijë fëmijë të cilët kanë vrapuar në tërë Kosovën. Urime për të gjithë”, tha presidenti Hasani.

Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj i cili përgëzoi Komitetin Olimpikpër një organizim të tillë, iu drejtua fëmijëve me mesazhin për të qenë aktiv në sport, njofton faqja e KOK-ut.

Në emër të komunës së Prishtinës, drejtori i Sportit, Fitim Rexha u tha fëmijëve se: “Ju jeni rrita e Pavarësisë dhe me juve po rritet Pavarësia e Kosovës çdo vit”.

I pranishëm ishte edhe koloneli i Ushtrisë së Kosovës, Afrim Veseli, i cili përcolli përshëndetjet e komandantit Rrahman Ramës dhe gjithë ushtarëve të Kosovës.

Në kategorinë e meshkujve (Prishtinë) vendi i parë i takoi, Rin Ahmetit, i dyti Flamur Bulliqi,ndërsa i treti përfundoi Erion Beha, ndërsa tek femrat vendin e parë e zuri: Medina Fejza e ndjekur nga Erisa Avdullahu dhe Medina Bilalli.

Të gjithë fëmijët në të gjitha komunat morën fanella, medalje për pjesëmarrje dhe për tri vendete para.

Exit mobile version