Site icon Telegrafi

Në 246 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së ShBA-së, Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij shijojnë plazhin në Malibu

Ditën e sotme (4 korrik) shënohet 246 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

246 vite më parë është ratifikuar Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Kështu, Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Camila Morrone, kanë zgjedhur që këtë vit ta festojnë 4 korrikun në plazh.

Foto: Screenshot/Backgrid

47-vjeçari ishte parë teksa bisedonte me disa miq në një kuvertë në një vend në plazh të dielën pasdite në Malibu, Kaliforni.

Ndërsa Leo rrinte me miqtë, e dashura e tij Camila Morrone u pa duke shkuar për një shëtitje përgjatë plazhit me qentë e saj.

Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio shijon pushimet në Malibu teksa i dhuron një puthje në ballë partneres 23 vite më të re

Bashkë me çiftin për fundjavën e pushimeve në plazh ishin miqtë e vjetër të Leos, Tobey Maguire dhe Lukas Haas.

Foto: Screenshot/Backgrid

Në një intervistë të fundit, Austin Butler zbuloi këshillat që Leo i dha para se të fillonte punën për filmin “Elvis” me regjisorin Baz Luhrmann, me të cilin Leo punoi në “The Great Gatsby” dhe “Romeo + Juliet”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Backgrid
Exit mobile version