Telegrafi

Në 24 vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, Haradinaj: Kujtojmë përpjekjen e shqiptarëve me shpirt e pushkë për liri

Në 24 vjetorin e vrasjes së heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar ata.

Haradinaj tha se në këtë ditë kujtojmë përpjekjen e shqiptarëve të bashkuar me pushke dhe me shpirtë për ta fituar lirinë.

“Populli shqiptar, edhe pse i ndarë, gjatë Luftës Çlirimtare veproi si një trup. Duke kujtuar sot figurat emblematike të lirisë sonë, Gjeneral Major Ilir Konushevci e Doktor Hazir Mala, kujtojmë përpjekjen e shqiptarëve të bashkuar me shpirt e pushkë, për ta fituar lirinë dhe për ta mbrojtur atë përjetë”

“Në ditën e rënies së tyre, në Llapushnik po zhvillohej një betejë e cila i dha kahje të re luftës tonë për liri. Njëzetekatër vjet më parë, trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ndërprenë armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit dhe logjistikës. Me përulje e respekt kujtojmë e nderojmë të gjithë të rënët gjatë kësaj beteje, lavdia e së cilës do të mbijetojë shekujt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot janë bërë 23 vjet nga vrasja e njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njërit ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në, Ilir Konushevci dhe Hazir Malës./Telegrafi/

.